Wishlist Share
Share Course
Page Link
Share On Social Media
Categories: Trajnim per individet

About Course

Nëse ke nevojë për të përmirësuar prezencën e biznesit tënd, komunikimin dhe marrëdhënien me klientët online, ky trajnim është për ty. Do të mësosh si të zhvillosh dhe rrisësh njohjen dhe autoritetin e brandit tënd në audiencat target, dhe si të fitosh vëmendjen dhe besimin e tyre përmes komunikimit efektiv në mediat sociale.
Mëso Strategjitë e Komunikimit dhe Marketingut Dixhital në 8 seanca intensive në trajnimin ‘Content Marketing Strategy’

Përshkrimi i Trajnimit

Gjatë 8 seancave, do të mësosh si të krijosh dhe implementosh strategji të suksesshme Marketingu dhe Komunikimi Dixhital, të cilat do ta çojnë biznesin tënd drejt suksesit.

​Do të flasim për kanalet kryesore të marketingut dixhital, për shembujt e praktikat më të mira të tyre, si dhe për mënyrat më efektive për t’i përdorur në biznesin tuaj, siç janë: strategjitë e marketingut, strategji komunikimi & PR, marketing i mediave sociale, copywriting, email marketing, reklamimi dixhital dhe strategjitë e fushatave online.

Çfarë Do Të Mësosh nga ky Trajnim:

    • Si të krijosh dhe implementosh strategji efektive dhe të suksesshme të marketingut dixhital.
    • Si të zhvillosh dhe rrisësh njohjen dhe autoritetin e brandit tënd në audiencat target, dhe si të fitosh vëmendjen dhe besimin e tyre përmes komunikimit efektiv në mediat sociale.
    • Si të krijosh dhe implementosh një plan marketingu emailesh, dhe si ta koordinosh me të gjitha kanalet e tjera të marketingut për të krijuar një komunikim të suksesshëm dixhital.
    • Si të krijosh dhe optimizosh fushatat e emaileve, për të ndërtuar marrëdhënie më të mira me klientët ekzistues dhe të rinj, për të shitur më shumë tek ata, vazhdimisht (me teknika up-selling & cross-selling).
    • Si të planifikosh një strategji komunikimi me përmbajtje efektive, për të promovuar mesazhet e brand-it tënd.
    • Sekrete të vërtetuara për të shkruar copy që tërheq vëmendjen e audiencës.
    • Si të krijosh dhe përdorësh marketingun e përmbajtjes (content marketing) si: histori suksesi, dëshmi, referime dhe artikuj edukativë, për të gjeneruar më shumë klientë të rinj dhe fituar besnikërinë e klientëve ekzistues.
    • Si të shesësh më shumë dhe më mirë duke përdorur ‘Lead Magnets’ për të tërhequr më shumë vizitorë në website dhe konvertuar ata në klientë, si dhe për të identifikuar mundësi të reja shitjeje.

Programi i trajnimit (8 seanca 2-orëshe).

    • Seanca 1 – Konceptet kryesore të Strategjive të Marketingut Dixhital.
    • Seanca 2 – Marketingu i Mediave Dixhitale – Si të krijosh marrëdhënie me audiencën dhe të ndërveprosh ne mënyrë efektive për të gjeneruar shitje dhe klientë të rinj.
    • Seanca 3 – Të Njohësh Klientin Tënd – Si të fitosh besimin e tyre në të gjithë rrugëtimin e klientit (Customer Journey)
    • Seanca 4 – Strategjitë e Marketingut të Përmbajtjes – Pjesa 1 (Content Marketing) – Si të krijosh autoritet, të fitosh klientë të rinj dhe të rrisësh njohjen e brandit.
    • Seanca 5 –– Strategjitë e Marketingut të Përmbajtjes – Pjesa 2 – Si të shesësh më shumë, të krijosh marrëdhënie efektive me klientët për t’i mbajtur ata të kënaqur dhe besnikë.
    • Seanca 6 – Strategjitë e Marketingut të Përmbajtjes – Pjesa 3 – Si të ndërtosh një plan dhe strategji komunikimi dixhital për të gjitha fazat e rrugëtimit të klientit.
    • Seanca 7 – Strategjitë e Copywriting – Si të shkruash përmbajtje në mënyrë të tillë që tërheq vëmendjen, fiton besimin, mendjen dhe zemrat e audiences.
    • Seanca 8 – Strategjitë e Email Marketing – Si të krijosh një fushatë email-esh dhe një plan mujor promocionesh për të shitur më shumë tek klientët e rinj dhe ekzistues.
Show More